Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se qytetarët mund të ndjekin në kohë reale pjesëmarrjen dhe rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale për kryetarët e komunave përmes një platforme të dedikuar online.
🔗 Linku për ndjekje të rezultateve dhe pjesëmarrjes:
👉 https://resultslocal2025r2.kqz-ks.org/turnout
Në këtë faqe, KQZ ka bërë të ditur se do të publikohen të dhëna të detajuara për pjesëmarrjen e votuesve në të gjitha 507 Qendrat e Votimit me gjithsej 1,628 vendvotime, si dhe rezultatet preliminare pas orës 19:00, sapo të përfundojë numërimi i votave në vend.
Sipas njoftimit të KQZ-së:
“Në këtë platformë do të publikohen të dhëna për pjesëmarrjen e votuesve në votime nga 507 Qendra të Votimit me gjithsej 1,628 vendvotime, si dhe rezultatet preliminare të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave pas përfundimit të numërimit të fletëvotimeve në vendvotime.”
Gjithashtu, KQZ ka rikujtuar se sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, numërimi i fletëvotimeve duhet të bëhet në vetë vendvotimet, menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit.
Ky sistem i ri digjital pritet të sigurojë transparencë dhe qasje të menjëhershme në rezultatet, duke mundësuar që çdo qytetar të jetë i informuar në kohë reale për ecurinë e zgjedhjeve në komunën e tij.
