Friday, April 17, 2026
HomeLajmeKQZ sqaron gabimin teknik në fletëvotimet në Mitrovicë dhe Gjakovë

KQZ sqaron gabimin teknik në fletëvotimet në Mitrovicë dhe Gjakovë

Prishtinë, 10 nëntor 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë sqarime zyrtare lidhur me gabimet e konstatuara në disa fletëvotime gjatë verifikimit të rezultateve në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicën e Jugut dhe Gjakovë. Bazuar në informatat nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, është identifikuar një gabim në kodin e vendvotimit në disa dengje fletëvotimesh.

KQZ ka komunikuar me kompaninë përgjegjëse për shtypjen e fletëvotimeve, e cila ka pranuar mundësinë që gabimi të ketë ndodhur në printerin mekanik që vulos të dhënat variabile. Kompania do të përgatisë një sqarim zyrtar në ditët në vijim.

Komisioni thekson se numri total i fletëvotimeve është i saktë dhe se secili vendvotim ka fletëvotime me numra serikë që përputhen me numrin e fletëvotimeve të pranuara dhe të verifikuara deri më tani. Ky gabim teknik nuk ndikon në integritetin e procesit të votimit apo të numërimit, pasi fletëvotimet përmbajnë elemente të shumta sigurie që pengojnë falsifikimin apo kopjimin e tyre.

KQZ siguron publikun dhe votuesit se procesi zgjedhor mbetet i sigurt dhe i besueshëm.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments