Sunday, September 20, 2026
HomeLajmePolicia e Kosovës u shpëton jeten dy të moshuar gjatë vërshimeve në...

Policia e Kosovës u shpëton jeten dy të moshuar gjatë vërshimeve në Gjilan

Gjilan, 19 nëntor 2025 — Reshjet e dendura të shiut që përfshinë qytetin e Gjilanit më 18 nëntor 2025 shkaktuan vërshime të papritura, duke rrezikuar banorë dhe pronë private. Në këto rrethana emergjente, njësitet patrulluese të Stacionit Policor në Gjilan reaguan me shpejtësi dhe profesionalizëm të lartë.

Sipas njoftimit zyrtar, zyrtarët policorë gjatë intervenimit arritën të shpëtojnë dy persona të moshuar, shtëpia e të cilëve ishte përfshirë nga uji. Falë reagimit të menjëhershëm dhe koordinimit efikas të policëve, u shmangën pasojat e rënda dhe u mbrojtën dy jetë njerëzish.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka theksuar se mbetet e përkushtuar në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve, duke garantuar reagim të kujdesshëm dhe profesional sa herë që paraqitet nevoja.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments