Tuesday, June 23, 2026
HomeKombetareThirrja e papritur e Haradinajt për mërgatën – një mesazh që ndërlidhet...

Thirrja e papritur e Haradinajt për mërgatën – një mesazh që ndërlidhet me 28 dhjetorin

Zgjedhjet e 28 dhjetorit po afrohen, dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë për mërgatën. Një ditë pas shpalljes së datës për zgjedhjet e parakohshme, ai ka kërkuar angazhim dhe mbështetje nga diaspora, të cilën e ka cilësuar si pjesë të rëndësishme të zhvillimeve politike në vend.

Haradinaj theksoi se pushimet e fundvitit, përveç vizitave familjare, do të sjellin edhe një obligim tjetër për mërgatën – një proces që, siç thotë ai, synon ta rikthejë Kosovën “në binarët e normalitetit”.

“Pushimet e ardhshme, që i bie të jenë për festat e fundvitit, përveç vizitave në familjet tuaja, do ta kemi një angazhim tjetër që pretendon ta kthejë Kosovën në binarët e normalitetit. Ne duam që Kosova e ëndrrave tona të jetësohet. Ne duam që vlera e lirisë të respektohet dhe të nderohen partnerët ndërkombëtarë në secilin nivel të sigurisë e të zhvillimit”, deklaroi ai.

Duke kritikuar qeverinë Kurti, Haradinaj e quajti ndihmën prej 100 eurove “lëmoshë”, duke shtuar se AAK nuk kërkon mbështetje të përkohshme, por ndryshim real në funksionimin e institucioneve.

“Ne s’duam lëmoshë financiare prej 100 eurosh, që ministri e kryeministri t’ia vazhdojnë pushtetin vetes për një javë apo një muaj. Ne duam angazhim institucional, që familjet tona ta ndjejnë dorën e shtetit. Bisedoni e argumentoni mes vete, në familjet tuaja, dhe vendosni për të ardhmen”, shkroi ai në Facebook.

Në fund, Haradinaj u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e dezinformatave:

“Mos e lejoni asnjë propagandë që e dëmton familjen”, theksoi ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments