Tre shtetase serbe janë ndaluar nga autoritetet në Qirikoviq të Leposaviqit, pasi dyshohet se kanë hyrë në territorin e Kosovës përmes një rruge jozyrtare. Ngjarja është evidentuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës dhe mendohet të ketë ndodhur pasditen e ditës së djeshme, shkruan Klankosova.tv.
Sipas policisë, pas procedurave fillestare, prokurori ka urdhëruar që njëra nga të dyshuarat të dërgohet në mbajtje, ndërsa dy të tjerat janë lënë të lirë në procedurë të rregullt.
Autoritetet po vazhdojnë trajtimin e rastit sipas procedurave ligjore.
