Një debat i ashpër ka tronditur mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP Kosova 4”, pasi banorja Sasa shpërtheu me një deklaratë të rëndë gjatë një përplasjeje me Labinot Rexhën.
Sipas videos së transmetuar në Klan Kosova dhe të publikuar në portalin zyrtar të BBVK4, gjatë tërë ditës Labi është parë duke e provokuar Sasen, duke e thirrur vazhdimisht me pseudonimin “Dragana”. Kjo situatë solli tension të vazhdueshëm mes dyshes.
Në mbrëmje, Sasa reagoi fuqishëm dhe, e nervozuar nga provokimet, deklaroi:
“Unë e kam pasur gjyshen serbe, e i ka palu 10 shqiptarë.”
Deklarata e saj shkaktoi menjëherë reagime të forta brenda shtëpisë dhe në rrjetet sociale, ku përdoruesit u ndanë mes atyre që e kritikuan ashpër dhe atyre që e panë si reagim emocional i shkaktuar nga provokimi i vazhdueshëm.
Produksioni ende nuk ka dhënë një reagim zyrtar lidhur me debatin dhe fjalët e përdorura.
