Saturday, October 3, 2026
HomeKronike e zezeE rëndë në Prizren: Ky është i riu që humbi jetën, djali...

E rëndë në Prizren: Ky është i riu që humbi jetën, djali i pronarit të “Europan Color”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një i ri është gjetur pa shenja jete në rrugën “Ukshin Hoti”, përballë restorantit “Oferta”, duke tronditur opinionin publik dhe komunitetin lokal.

Gazeta Sinjali mëson se viktima është Faruk Taç, djali i pronarit të firmës së njohur “Europan Color”. Sipas informacioneve të para, dyshohet se i riu ka tentuar të kryejë vetëvrasje, ndërsa rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende nën hetim.

Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me shefin e ndërrimit. Ekipi i emergjencës ka konstatuar vdekjen e të riut në vend.

Në vendngjarje kanë dalë gjithashtu hetuesit e Stacionit Policor të Prizrenit, hetimet rajonale si dhe njësitë e tjera relevante, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale.

Lajmi është konfirmuar nga Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

“Sot, me datë 07.01.2026, rreth orës 12:40, Policia ka pranuar informatën se në rrugën ‘Ukshin Hoti’, në lagjen Arbana në Prizren, një person dyshohet se nuk ka shenja jete. Menjëherë patrullat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me ekipin e emergjencës,” ka deklaruar Bytyqi.

Sipas Policisë, nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit, i cili është identifikuar si F.Th., mashkull, rreth 36-vjeçar, nga Mamusha.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

zRrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike vazhdojnë të mbeten nën hetim nga autoritetet kompetente.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments