Prej tre ditësh, shumë zona të Shqipërisë vijojnë të jenë të përmbytura si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe probleme serioze në infrastrukturë.
Këtë të enjte është shënuar edhe viktima e parë si pasojë e motit të keq. Një 54-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një kanal kullues, në afërsi të ish-repartit ushtarak, duke tronditur opinionin publik.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shtetasi me iniciale A. H. është marrë nga rrjedha e ujit, si pasojë e vërshimeve të krijuara nga reshjet intensive, raportojnë mediat në Shqipëri.
Autoritetet kanë nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike, ndërkohë që apelohet për kujdes maksimal, pasi situata meteorologjike vijon të mbetet e rënduar në disa zona të vendit.

Institucionet përkatëse u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë larg zonave të rrezikuara nga përmbytjet.Institucionet përkatëse u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë larg zonave të rrezikuara nga përmbytjet.