Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë për garantimin e sigurisë.
Në një takim me Komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutaş, Osmani e falënderoi për lidershipin e tij dhe për kontributin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim.
Presidentja theksoi se bashkëpunimi i ngushtë me NATO-n mbetet thelbësor për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon, veçanërisht përballë veprimeve të vazhdueshme që synojnë destabilizimin nga Serbia.
“Siguria e qytetarëve nuk është e rastësishme, por rezultat i angazhimit të përditshëm dhe partnerëve të besueshëm,” u shpreh Osmani.
