Me dhimbje të thellë, Komuna e Shtimes ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta, në një moshë shumë të hershme, të Elmedina Shabanit.
Në një telegram ngushëllimi, Kryetari i Komunës së Shtimes, Dr. Qemajl Aliu, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndan dhimbjen me familjen Shabani nga fshati Pjetërshicë, me të afërmit, mësimdhënësit, nxënësit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën Elmedinën.
“Humbja e Elmedinës, në një moshë kaq të re, është një dhimbje e madhe për të gjithë ne. Në këto çaste të dhimbshme, familjes Shabani i përcjell ngushëllimet më të sinqerta, duke ndarë pikëllimin e thellë për këtë humbje të parakohshme. Po ashtu, shpreh solidaritet dhe mbështetje për mësimdhënësit dhe nxënësit, të cilët sot ndajnë dhimbjen për humbjen e një shoqeje dhe nxënëseje të dashur. Uroj që kujtimi i saj të mbetet i gjallë në zemrat e të gjithëve dhe të shërbejë si forcë për ta përballuar këtë dhimbje. Qoftë i përjetshëm kujtimi i saj. U prehtë në paqe”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
