Pas deklarimeve të Avdullah Hotit në emisionin “Pressing” në T7 lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ka reaguar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Ndonëse pa përmendur emra konkretë, Abdixhiku ka publikuar një mesazh me tone reflektuese, duke cituar ish-presidentin Ibrahim Rugova.
“Në jetë duhet pasur vullnet e durim, të mirat vijnë pastaj. Ata që besojnë, qëndrojnë. Koha i vendos gjërat në vend”, ka shkruar Abdixhiku.
Mesazhi i tij është interpretuar si përgjigje indirekte ndaj kritikave të Hotit, duke lënë të hapur hapësirë për interpretime brenda zhvillimeve të fundit politike në LDK.
