Tensionet mes banorëve nuk kanë të ndalur. Alba ka shpërthyer ashpër ndaj Limit, duke e akuzuar se po luan me ndjenjat e femrave të tjera brenda shtëpisë.
Gjatë një debati të ndezur, Alba i ngriti zërin Limit, duke e akuzuar drejtpërdrejt se po bën lojëra me Benitën, ndërsa sipas saj ai po mundohet ta mbrojë pavarësisht sjelljeve që ajo i konsideron të papranueshme.
“Ajo të shan, vazhdo mbroje ti”, u shpreh Alba me tone të larta, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar mes tyre.
Përplasja mes dyshes u shoqërua me reagime edhe nga banorët e tjerë, ndërsa marrëdhënia mes Albës dhe Limit duket se ka hyrë në një fazë të re krize.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme.
