Friday, April 17, 2026
HomeEkonomiRozeta Hajdari lançon Fondin LuxAid për inovacion të gjelbër dhe digjital në...

Rozeta Hajdari lançon Fondin LuxAid për inovacion të gjelbër dhe digjital në Kosovë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, së bashku me Shefin e Misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, lansuan edicionin e dytë të Fondit Demonstrues LuxAid, një iniciativë që synon të mbështesë ndërmarrjet vendore në kërkim të kapitalit për rritje dhe zgjerim, duke nxitur inovacionin e gjelbër dhe digjital.

Në fjalën e saj, Hajdari theksoi potencialin e Kosovës për të shfrytëzuar inovacionin si motor të zhvillimit të qëndrueshëm, duke përmendur zhvillimin e industrisë kreative dhe ekosistemin e ndërmarrësisë që po rritet vazhdimisht. “Me një popullsi të re dhe dinamike të orientuar drejt arsimit STEM, Kosova po shfaqet si një qendër e ndërmarrësisë dhe inovacionit në Ballkanin Perëndimor,” tha ajo.

Hajdari shprehu mirënjohjen ndaj Luksemburgut për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ministrisë dhe agjencisë KIESA, duke përfshirë asistencë teknike dhe bashkëfinancim të projekteve që mbështesin NMVM-të, startup-et me koncepte inovative, arsimin dual dhe energjinë e pastër.

Luksemburgu do të vazhdojë investimet për të fuqizuar aftësimin për punë, digjitalizimin dhe inovacionin, ndërsa MINT planifikon krijimin e Fondit të Inovacionit për të mbështetur startup-et dhe NMVM-të, duke nxitur zhvillimin teknologjik, ndërmarrësinë e qëndrueshme, konkurrueshmërinë dhe zgjerimin e eksporteve dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments