Wednesday, September 23, 2026
HomeLajmeTrump: Irani duket se dëshiron marrëveshje me SHBA-në

Trump: Irani duket se dëshiron marrëveshje me SHBA-në

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të premten se Irani duket i interesuar për të arritur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, pavarësisht insistimit të Teheranit se programi i tij i raketave dhe mbrojtjes nuk do të vihet në negociata.

“Mund ta them këtë, ata duan të bëjnë një marrëveshje,” tha Trump gjatë një takimi me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, duke iu referuar grumbullimit të forcave amerikane në Gjirin Persik. Ai nuk dha detaje shtesë mbi planin ushtarak apo negociatat.

Trump kishte paralajmëruar më parë Teheranin se koha po mbaronte për të diskutuar një marrëveshje mbi programin bërthamor të Iranit, pasi një flotë e madhe detare amerikane u vendos pranë vendit.

Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm i Iranit njoftoi se nuk ka bisedime të planifikuara aktualisht me SHBA-në, por Teherani është i gatshëm për negociata bazuar në respekt dhe besim të ndërsjellë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments