Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve (DSHB) kanë njoftuar se mbrëmjen e sotme, rreth orës 22:00, një i burgosur është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij në Burgun e Sigurisë së Lartë.
Sipas njoftimit zyrtar, stafi korrektues dhe ekipi mjekësor i institucionit kanë reaguar menjëherë, ndërsa në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe emergjenca e qytetit. Pavarësisht përpjekjeve për ofrimin e ndihmës mjekësore, personi nuk ka arritur të rikthehet në jetë.
I ndjeri, me inicialet E.G., ishte duke vuajtur dënimin për vepra penale dhe ishte pranuar në institucion në muajin gusht të vitit 2024, ndërsa përfundimi i dënimit ishte paraparë në vitin 2048.
Për rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori kompetent, ndërsa SHKK dhe DSHB kanë iniciuar procedurat hetimore dhe administrative për sqarimin e plotë të rrethanave.
