Gazetari i njohur shqiptar, Ermal Panduri, ka njoftuar se këtë herë nuk është ai që fton mysafirë në studio, por ka marrë një ftesë të veçantë që e ka pranuar me kënaqësi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Panduri u shpreh falënderues për të gjithë ata që kanë pyetur për mungesën e tij në emisionin “Debat Plus”, duke theksuar se interesi i tyre është i çmuar.
Ai do të marrë pjesë në eventin “Lutjet e Mëngjesit”, ku do të jetë i pranishëm edhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Sipas Pandurit, ai është i vetmi gazetar shqiptar i ftuar në këtë aktivitet ndërkombëtar, një përvojë që e pranon me qetësi, përgjegjësi dhe respekt.
Gazetari premton që audienca shqiptare do të ndjekë nga afër këtë eksperiencë unike, ndërsa takimi me Trump dhe pjesëmarrja në event do të jenë momentet kryesore të raportimit të tij.
