Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka folur hapur për shkarkimin e saj nga presidentja Vjosa Osmani, të cilin e konsideron antikushtetues dhe me qëllim të qartë – shkatërrimin e institucionit zgjedhor në Kosovë.
Në një intervistë për Vox Kosova, Daka tha se qëllimi i Osmani nuk ishte personal, por institucional. “Intenca e shkarkimit tim ishte që KQZ-ja të dobësohet dhe, në disa aspekte, të shkatërrohet”, deklaroi ajo.
Daka theksoi se dy proceset e fundit zgjedhore e kanë vërtetuar këtë qëndrim. Sipas saj, askush nuk e di saktësisht arsyen e shkarkimit të saj përveç presidentes dhe këshilltarëve të saj.
“Kjo ka cenuar rendin kushtetues, sepse KQZ-ja është organ i pavarur kushtetues. Një kryetar mund të shkarkohet vetëm sipas Kushtetutës, jo siç ndodhi me rastin tim”, shtoi ajo.
Në këtë kontekst, Daka u shpreh e bindur se veprimi i presidentes kishte ndikim direkt në funksionimin e KQZ-së dhe pavarësinë e saj, duke lënë një pasqyrë shqetësuese mbi institucionin që organon zgjedhjet në Kosovë.
