Monday, August 3, 2026
HomeAktualitet & Siguri RrugoreAksidenti në Mitrovicë, lëndohen 6 persona, një fëmijë në gjendje të rëndë 

Aksidenti në Mitrovicë, lëndohen 6 persona, një fëmijë në gjendje të rëndë 

Aksident me pasoja në Mitrovicë!

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në Mitrovicë. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”.

Zëdhënësi i këtij spitali, Shpend Fazliu, ka bërë të ditur se pesë prej të lënduarve janë duke vazhduar trajtimin në këtë institucion shëndetësor.

Sipas tij, një fëmijë i lindur në vitin 2019 është në gjendje më të rënduar shëndetësore dhe është transferuar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Për 5 të lënduarit e tjerë po kryhen ekzaminimet diagnostike dhe trajtimet tjera të nevojshme nga stafi i Emergjencës”, ka deklaruar Fazliu.

Autoritetet pritet të japin detaje shtesë lidhur me rrethanat e aksidentit, ndërsa gjendja e të lënduarve mbetet nën mbikëqyrje mjekësore

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments