(VIDEO) Momenti kur policia e gjen të kërkuarin të fshehur nën një krevat
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon momentin kur forcat e policisë zbulojnë dhe arrestojnë një person të kërkuar, i cili ishte fshehur poshtë një krevati në një banesë.
Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një të dënuar në arrati, i cili kërkohej nga autoritetet turke dhe u lokalizua gjatë një operacioni policor në Ankara, kryeqytetin e Turqisë.
Pamjet tregojnë efektivët e policisë duke kontrolluar banesën, derisa në fund e gjejnë të dyshuarin të fshehur nën krevat, ku edhe i vendosin prangat.
Operacioni u realizua pas informacioneve të siguruara nga autoritetet, ndërsa i arrestuari tashmë pritet të përballet me procedurat ligjore përkatëse.
📹 Shikoni videon me momentin e arrestimit që po bën xhiron e rrjetit.
