Tuesday, July 28, 2026
HomeInformata , Siguri dhe VetdijesimPublikohen statistikat e qershorit – Ja sa aksidente dhe gjoba u regjistruan...

Publikohen statistikat e qershorit – Ja sa aksidente dhe gjoba u regjistruan në rajonin e Ferizajt

Publikohen statistikat e qershorit – Ja sa aksidente dhe gjoba u regjistruan në rajonin e Ferizajt

Policia Rajonale e Ferizajt ka publikuar raportin zyrtar për sigurinë në komunikacion gjatë muajit qershor 2026, duke bërë të ditur se në rajonin që përfshin komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit janë regjistruar gjithsej 154 aksidente trafiku.

Sipas të dhënave zyrtare, 79 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ku 125 qytetarë kanë pësuar lëndime, ndërsa 75 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, statistikat tregojnë një përmirësim të situatës. Në qershor të vitit 2025 ishin regjistruar 196 aksidente, përfshirë 3 aksidente me fatalitet, ku humbën jetën tre persona, si dhe 88 aksidente me lëndime dhe 105 me dëme materiale.

Sipas Policisë, kjo paraqet një ulje prej rreth 21.4 për qind të numrit të përgjithshëm të aksidenteve gjatë muajit qershor 2026, krahasuar me vitin paraprak.

Përveç aksidenteve, autoritetet kanë intensifikuar edhe kontrollin në komunikacion. Gjatë muajit qershor janë shqiptuar 5.522 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut, ndërsa 93 drejtuesve të automjeteve u është konfiskuar patentë-shoferi për shkak të shkeljeve të rënda që parashohin këtë masë mbrojtëse.

Edhe numri i gjobave ka shënuar rënie krahasuar me qershorin e vitit 2025, kur ishin shqiptuar 5.847 gjoba, që përfaqëson një ulje prej rreth 5.5 për qind.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me kontrolle dhe aktivitete të shtuara në terren, me synim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.

Njëkohësisht, autoritetet u kanë bërë apel të gjithë shoferëve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, sinjalistikën rrugore dhe rregullat e komunikacionit, ndërsa kanë ftuar qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë duke raportuar çdo shkelje apo rrezik në trafik përmes numrit 192, stacionit më të afërt policor ose aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments