Saturday, August 1, 2026
HomeInformata , Siguri dhe VetdijesimPërnatë i lutem Zotit të jetoj edhe një ditë” – 18-vjeçari Argjendi...

Përnatë i lutem Zotit të jetoj edhe një ditë” – 18-vjeçari Argjendi kërkon ndihmë për ndërhyrjen në zemër

Përnatë para se të fle gjumë, i lutem Zotit të jetoj edhe një ditë” – 18-vjeçari Argjendi ka nevojë për ndihmën tonë

Përnatë para se të fle gjumë, i lutem Zotit të jetoj edhe një ditë” – këto janë fjalët prekëse të Argjendit, një 18-vjeçari që po përballet me një betejë të vështirë shëndetësore.

I riu vuan nga probleme serioze me zemrën, ndërsa për të realizuar ndërhyrjen e nevojshme kërkohet trajtim i specializuar jashtë vendit.

Aktualisht Argjendi ndodhet prej kohësh në spital, duke luftuar çdo ditë me sëmundjen dhe duke shpresuar për një mundësi të re për jetë.

Një djalë që sakrifikoi që në moshë të vogël për familjen

Historia e Argjendit është një histori sakrifice dhe dhimbjeje.

Që kur ishte vetëm 14 vjeç, ai filloi të punojë për të ndihmuar familjen e tij, e cila përballet me vështirësi ekonomike.

Në vend që të jetonte fëmijërinë dhe rininë si bashkëmoshatarët e tij, ai u përball herët me përgjegjësi të mëdha.

Sëmundja e zemrës ia ka vështirësuar edhe më shumë jetën, ndërsa sot ai ka nevojë për mbështetjen e të gjithë njerëzve me zemër të mirë.

“Do të më mbetej peng që nuk jetova njëherë një jetë të mirë”

Në një rrëfim prekës, Argjendi ka treguar dhimbjen dhe dëshirën e tij për të jetuar.

Nëse do të ikja nga kjo botë, do të më ngelej peng që nuk jetova një herë një jetë të mirë, një ditë të mirë. Kam qenë gjithmonë me sëmundje, ne të varfër jemi… Nuk kemi as çfarë të bëjmë, nuk kemi zgjidhje.

Ai ka treguar se dëshira e tij më e madhe është të shohë prindërit e tij të qetë dhe të ketë mundësi që një ditë t’u bëhet krah.

T’i shikoja njëherë prindërit të shplodhen e të punoja unë. Nëna qan e lutet për mua, unë lutem një ditë t’u bëhem krahë.

Dhe çdo natë, lutja e tij është e njëjtë:

Përnatë, para se të fle gjumë, i lutem Zotit të jetoj edhe një ditë.

Thirrje për ndihmë: Le t’i japim Argjendit një mundësi për jetë

Familja dhe organizatorët kanë bërë thirrje për mbështetje, në mënyrë që Argjendi të mund të kryejë ndërhyrjen e nevojshme mjekësore.

Çdo kontribut, edhe i vogël, mund të bëjë ndryshimin në jetën e këtij 18-vjeçari që ka luftuar që nga fëmijëria.

Për të ndihmuar Argjendin mund të kontribuoni përmes këtyre të dhënave:

GoFundMe:

https://gofund.me/424537327

Të dhënat bankare në Itali 🇮🇹

Emri: Fondazione FIRDEUS
Banka: INTESA SANPAOLO
Adresa: Piazza Paolo Ferrari, 10 – 20121 Milano

IBAN:
IT 07 I030 6909 6061 0000 0401 789

BIC/SWIFT:
BCITITMM

Të dhënat bankare në Zvicër 🇨🇭

Name: Firdeus
Banka: Post Finance
Adresa: Untere Scheugstr 3, 8707 Uetikon am See

Konto Nr.:
15-387081-5

IBAN:
CH94 0900 0000 1538 7081 5

BIC:
POFICHBEXXX

Të dhënat bankare në Gjermani 🇩🇪

Konto – Art: GLS Konto Geschäft
Verwendungswunsch: Spende

Kontoinhaber: Fondacioni Firdeus Gjermani

Konto-Nr.:
1345149200

IBAN:
DE48430609671345149200

BIC:
GENODEM1GLS

Kontakt:
ffgjermani@gmail.com

Llogaria në Kosovë 🇽🇰

Fondacioni: Shqiptarët për Shqiptarët Kosovë

IBAN:
XK05 1905001222031128

Banka:
Banka Kombëtare Tregtare – Kosovë

Lokacioni:
Fushë Kosovë

SWIFT Code:
NCBAXKPR

Të dhënat bankare në Shqipëri 🇦🇱

Fondacioni: Firdeus

Banka: Credins Bank

Adresa e bankës:
Rr. Vaso Pasha, nr. 8, Tiranë, Shqipëri

SWIFT CODE:
CDISALTR

IBAN EURO:
AL76 2121 1573 0000 0000 0088 3481

IBAN USD:
AL33 2121 1573 0000 0000 0088 3479

🤲 Le të bashkohemi për t’i dhënë Argjendit shpresë dhe mundësi për një jetë të re.

❤️ Çdo ndihmë dhe çdo shpërndarje mund të jetë një hap drejt shpëtimit të tij.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments