Saturday, August 1, 2026
HomeInformata , Siguri dhe VetdijesimE duroi për 15 vjet, më në fund e denoncoi – 38-vjeçarja...

E duroi për 15 vjet, më në fund e denoncoi – 38-vjeçarja publikon audio me kërcënime, bashkëshorti ndalohet për 48 orë

E duroi për 15 vjet, më në fund e denoncoi – 38-vjeçarja publikon audio me kërcënime, bashkëshorti ndalohet për 48 orë

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Fushë Kosovë, ku një grua ka vendosur të denoncojë bashkëshortin e saj pas, sipas deklarimeve të saj, 15 vitesh dhunë psikologjike dhe fizike.

Sipas informacioneve, viktima ka dorëzuar në Polici edhe një audio-incizim, ku pretendohet se dëgjohen kërcënimet e bashkëshortit të saj.

Pretendon se për 15 vjet ishte viktimë e dhunës

Rasti është raportuar më 31 korrik, rreth orës 15:20, në rrugën “Hamdi Grajqevci” në Fushë Kosovë.

Gjatë intervistimit, 38-vjeçarja ka deklaruar se është e martuar prej 15 vitesh me të dyshuarin dhe se nga kjo martesë kanë dy fëmijë, të moshës 13 dhe 9 vjeç.

Sipas dëshmisë së saj, gjatë gjithë martesës ka qenë vazhdimisht viktimë e dhunës psikologjike, ndërsa në raste të caktuara edhe e dhunës fizike.

Bashkëshorti ndalohet për 48 orë

Pas denoncimit dhe veprimeve fillestare hetimore, i dyshuari është shoqëruar nga Policia.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ai është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim.

Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments