Fushë-Kosovë, 12 nëntor 2025 – Panik dhe tension sot paradite në shkollën fillore “Daut Bogujevci” në Bresje të Fushë-Kosovës, pasi një alarm për bombë ka tronditur nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit.
Sipas burimeve të NovaFlash.info, autoritetet janë njoftuar menjëherë rreth orës 10:30 të mëngjesit, pasi një person kishte raportuar përmes një telefonate anonime se brenda objektit të shkollës mund të ishte vendosur një mjet shpërthyes.
Menjëherë pas njoftimit, Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë. Njësitë e reagimit të shpejtë, përfshirë edhe Njësinë për deminim (K-9), kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë filluar kontrollin e detajuar të objektit.
