Friday, June 19, 2026
HomeLajmeAlarm për bombë në SHFMU Daut Bogujevci në Fushë-Kosovë — Nxënësit dhe...

Alarm për bombë në SHFMU Daut Bogujevci në Fushë-Kosovë — Nxënësit dhe mësimdhënësit evakuohen

Fushë-Kosovë, 12 nëntor 2025 – Panik dhe tension sot paradite në shkollën fillore “Daut Bogujevci” në Bresje të Fushë-Kosovës, pasi një alarm për bombë ka tronditur nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit.

Sipas burimeve të NovaFlash.info, autoritetet janë njoftuar menjëherë rreth orës 10:30 të mëngjesit, pasi një person kishte raportuar përmes një telefonate anonime se brenda objektit të shkollës mund të ishte vendosur një mjet shpërthyes.

Menjëherë pas njoftimit, Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë. Njësitë e reagimit të shpejtë, përfshirë edhe Njësinë për deminim (K-9), kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë filluar kontrollin e detajuar të objektit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments