Saturday, September 19, 2026
HomeSportiKosova e Muriqit drejt një kapitulli të ri: Mallorca e vlerëson suksesin...

Kosova e Muriqit drejt një kapitulli të ri: Mallorca e vlerëson suksesin historik pas fitores ndaj Sllovenisë

Klubi spanjoll Mallorca ka reaguar me krenari pas paraqitjes mbresëlënëse të sulmuesit të tyre, Vedat Muriqi, në ndeshjen ku Kosova triumfoi me rezultat 0:2 ndaj Sllovenisë, një fitore që i siguroi “Dardanëve” kualifikimin në fazën Play-Off të Kampionatit Botëror 2026, që do të mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë.

Pasi Kosova siguroi këtë hap të rëndësishëm, Mallorca publikoi një mesazh urimi për Muriqin dhe Kombëtaren, duke e cilësuar arritjen si një moment historik për futbollin kosovar dhe një dëshmi të formës së shkëlqyer të sulmuesit.

Në një postim në Facebook, klubi shkroi:

“Kosova e Muriqit siguron një vend dhe vazhdon ta ëndërrojë Botërorin. Forca Pirat!” – një mesazh që ka marrë vëmendje të madhe nga tifozët.

Ky reagim nga një klub i La Ligës nënvizon rëndësinë që po merr performanca e Kosovës në arenën ndërkombëtare, si dhe ndikimin e Muriqit te Mallorca dhe te Kombëtarja.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments