Monday, June 22, 2026
HomePolitikMPJD jozyrtarisht konfirmon: Në mesin e viktimave në Graz është edhe një...

MPJD jozyrtarisht konfirmon: Në mesin e viktimave në Graz është edhe një 15-vjeçare me prejardhje nga Kosova

Graz, Austri – Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik në Austri, ku një sulm i armatosur në një shkollë në qytetin Graz ka rezultuar me vdekjen e 11 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Mes viktimave, sipas burimeve jozyrtare, raportohet se është edhe një 15-vjeçare me prejardhje nga Kosova.

Lajmi është konfirmuar jozyrtarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës, e cila në një njoftim publik bëri të ditur se vajza, e identifikuar me inicialet L.B., ishte lindur në Austri në vitin 2010. Deri më tani, autoritetet austriake nuk kanë publikuar një listë zyrtare të viktimave dhe të plagosurve, për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe moshës së të përfshirëve.

“Nga burime jozyrtare kemi mësuar se në mesin e viktimave mund të jetë edhe një e mitur me prejardhje nga Kosova, L.B., e lindur në Austri në vitin 2010,” thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Tutje, Ministria ka theksuar se nga të dhënat e konfirmuara deri më tani nga Policia Austriake, njëri nga viktimat është shtetas i huaj me origjinë nga Polonia, ndërsa të tjerët janë shtetas austriakë. Nuk raportohet për shtetas kosovarë në mesin e të plagosurve.

Sipas Zyrës Federale të Policisë Kriminale në Vjenë (BKA), sulmi me armë zjarri ka rezultuar me vdekjen e gjashtë femrave dhe katër meshkujve, përfshirë edhe autorin e dyshuar, i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje brenda ambienteve të shkollës.

Ambasada e Kosovës në Austri është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet lokale për të ndjekur nga afër zhvillimet dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme.

MPJD ka shprehur ngushëllime për të gjitha familjet e prekura nga kjo tragjedi dhe ka bërë thirrje për durim dhe përmbajtje deri në konfirmimin zyrtar të të gjitha viktimave.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments