Qindra mijëra njerëz nga e gjithë bota raportuan sot probleme me ChatGPT, mjetin e famshëm të inteligjencës artificiale nga OpenAI.
Shumica nuk mund të hynin fare në platformë, ndërsa disa të tjerë e hapnin por nuk merrnin përgjigje, ose shfaqej një gabim teknik.
Problemet nisën rreth orës 9 të mëngjesit (sipas orës sonë lokale) dhe vazhduan për disa orë. Rrjetet sociale u mbushën me pyetje si:
“A ka ndonjë problem me ChatGPT sot?”
“Vetëm tek unë nuk po punon, apo ka ra krejt sistemi?”
Faqja zyrtare e OpenAI e pranoi menjëherë se kishte një “ndërprerje globale” dhe se ekipi teknik është duke punuar për ta rregulluar.
Ende nuk dihet saktë çka e shkaktoi këtë ndërprerje, por dihet se ndikoi miliona përdorues që e përdorin ChatGPT për punë, shkollë apo pyetje të përditshme.
Kjo është një nga ndërprerjet më të mëdha të këtij viti për ChatGPT, që zakonisht njihet për shërbim të shpejtë e të qëndrueshëm.
A do të rregullohet shpejt?
Po, sipas OpenAI, ky është një problem teknik që pritet të rregullohet brenda ditës. Përdoruesit këshillohen të presin pak dhe të provojnë më vonë
