Friday, October 2, 2026
HomeShowbizi“Të njëjtat manipulime i kam përjetuar edhe unë” – Gresa Gashi mbështet...

“Të njëjtat manipulime i kam përjetuar edhe unë” – Gresa Gashi mbështet Albën

Mbrëmja e kaluar në “Big Brother VIP Kosova” u shënua nga tensione të forta, me protagoniste kryesore Alba Pollozhanin.

Konkurrentja reagoi ashpër ndaj produksionit, duke pretenduar se klipi i transmetuar mbi debatet e saj me Elijonën ishte i manipuluar dhe nuk reflektonte realisht ngjarjet.

Tensioni u thellua kur Alba qëndroi për orë të tëra në dhomën e rrëfimit, duke refuzuar të qetësohej. Ulërimat e saj dëgjoheshin qartë edhe në sallon gjatë transmetimit “Prime”, duke shqetësuar banorët e tjerë dhe duke tensionuar atmosferën.

Ndërkohë që shumica e kritikuan sjelljen e saj, një mbështetje e papritur erdhi nga jashtë. Gresa Gashi, ish-banore e sezonit të kaluar, reagoi në Instagram duke i dalë në krah Albës dhe duke bërë akuza të drejtpërdrejta ndaj mënyrës se si montohen videot nga produksioni.

“Po të njëjtat montime mi kanë bërë edhe mua për me nxjerrë dikë tjetër mirë, mirëpo më pëlqen se Alba ja tha në sy,” – shkroi Gresa, duke treguar se ajo ka përjetuar të njëjtën padrejtësi për favorizim të banorëve të tjerë.

Në një postim tjetër, ku shfaqej Alba në ekran, Gresa komentoi me entuziazëm: “A ju thashhhhh… ALBAAA,” duke duartrokitur guximin e saj për të sfiduar produksionin.

Gresa kishte kritikuar gjithashtu edhe rangimin e saj në gjysmëfinale, duke hedhur akuza për montime të manipuluara.

Screenshot
Screenshot

Burimi i fotos: Screenshot nga Instagram Story i Gresa Gashi

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments