Saturday, April 18, 2026
HomeLajmeEugen Cakolli: Mandati i 57-të i LVV-së mbetet i brishtë, ndryshimet ende...

Eugen Cakolli: Mandati i 57-të i LVV-së mbetet i brishtë, ndryshimet ende të mundshme

Eugen Cakolli ka bërë të ditur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e 92 kutive të votimit me postë, që përfshijnë rreth 26,500 vota, të cilat tashmë janë përfshirë në rezultatin kumulativ.

Sipas Cakollit, kjo përfaqëson vetëm rreth gjysmën e votave me postë, pasi nga nesër pritet të verifikohen dhe numërohen edhe rreth 20 mijë vota të tjera me postë, si dhe rreth 10 mijë vota me kusht.

Pas përfshirjes së votave të deritanishme me postë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka fituar një mandat shtesë, duke kaluar në 57 mandate, ndërsa PDK ka rënë në 22 mandate. Ky zhvillim, sipas tij, vjen si rezultat i performancës së lartë të LVV-së në votat me postë (rreth 72%), si dhe i performancës dukshëm më të dobët të LDK-së, e cila ka rezultuar gati tre herë më poshtë krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit.

Megjithatë, Cakolli thekson se mandati i 57-të i LVV-së është fituar me diferencë minimale. Aktualisht, koeficienti i LVV-së është vetëm rreth 4 pikë më i lartë se ai i PDK-së, çka përkthehet në rreth 150–160 vota diferencë në nivel kombëtar, një hendek që statistikisht nuk e konsolidon përfundimisht këtë mandat.

Me rreth 20 mijë vota të tjera me postë dhe afërsisht 10 mijë vota me kusht ende për t’u numëruar, Cakolli vlerëson se ndryshime në shpërndarjen e mandateve mbeten të mundshme vetëm në rast të devijimeve të forta nga trendet aktuale.

Skenarët e mundshëm sipas Cakollit:

  • LVV mund të kalojë në 58 mandate vetëm nëse siguron rreth 80% të votave të mbetura me postë, ose pak më pak në rast se LDK bie nën ~8%.
  • PDK mund të rikthehet në 23 mandate vetëm nëse shënon një përmirësim të dukshëm të performancës (mbi ~13–14%), ndërkohë që LVV ose LDK performojnë më dobët se deri tani.

Në të kundërtën, përfundon Cakolli, shpërndarja aktuale e mandateve pritet të mbetet e pandryshuar: 57 – 22 – 15 – 6.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments