Monday, September 21, 2026
HomeLajmeVjosa Osmani: Siguria kërkon angazhim të përditshëm dhe partnerë të besueshëm

Vjosa Osmani: Siguria kërkon angazhim të përditshëm dhe partnerë të besueshëm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë për garantimin e sigurisë.

Në një takim me Komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutaş, Osmani e falënderoi për lidershipin e tij dhe për kontributin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim.

Presidentja theksoi se bashkëpunimi i ngushtë me NATO-n mbetet thelbësor për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon, veçanërisht përballë veprimeve të vazhdueshme që synojnë destabilizimin nga Serbia.

“Siguria e qytetarëve nuk është e rastësishme, por rezultat i angazhimit të përditshëm dhe partnerëve të besueshëm,” u shpreh Osmani.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments