Tuesday, April 21, 2026
HomeAktualitet & Siguri RrugoreFSK zhvillon ligjërata në shkolla për rrezikun e minave në Kosovë

FSK zhvillon ligjërata në shkolla për rrezikun e minave në Kosovë

Prishtinë – Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit, ka filluar realizimin e ligjëratave edukative për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulët në Komunat e Kosovës.

Ligjëratat kryhen nga Instruktorët e Kompanisë së Deminimit të Gardës Kombëtare dhe kanë për qëllim ngritjen e vetëdijesimit të nxënësve për rrezikun që shkaktojnë minat dhe mjetet tjera eksplozive të pashpërthyera që ndodhen në territorin e Kosovës.

Ky projekt zhvillohet prej disa vitesh dhe adreson të gjitha komunitetet në vend, duke synuar parandalimin e incidenteve dhe rritjen e sigurisë për qytetarët. Aktiviteti është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të FSK-së për të edukuar komunitetin mbi rreziqet e mbetura nga konfliktet e kaluara dhe për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Ligjëratat e FSK-së për nxënësit janë një shembull i qartë i ndërveprimit institucional për edukim dhe siguri publike. Përmes këtyre aktiviteteve, FSK jo vetëm që rrit vetëdijesimin për rreziqet nga minat, por gjithashtu ndërton një kulturë të përgjegjësisë dhe sigurisë në moshat më të reja, duke kontribuar në parandalimin e aksidenteve fatale.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments