Saturday, April 18, 2026
HomeLajmeKomandanti i FSK-së zhvillon takime të rëndësishme gjatë vizitës zyrtare në SHBA

Komandanti i FSK-së zhvillon takime të rëndësishme gjatë vizitës zyrtare në SHBA

Gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka realizuar një sërë takimesh dhe vizitash me rëndësi institucionale dhe simbolike. Në kuadër të kësaj vizite, ai ishte i ftuar nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Ajova, ku u takua me Sekretarin e Shtetit të Ajovës, z. Paul Pate, kryetarët e qyteteve Johnson dhe Norwalk, si dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë.

Gjeneral Jashari vlerësoi lart partneritetin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet amerikane, duke falënderuar për mbështetjen e pakursyer ndaj FSK-së. Po ashtu, ai vizitoi shtëpinë e veteranëve të ushtrisë amerikane në Ajova, ku u njoh nga afër me aktivitetet dhe rolin e këtij institucioni. Në përmbyllje, komandanti shprehu mirënjohje për veteranët amerikanë, veçanërisht ata që kanë shërbyer në Kosovë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments