Friday, June 19, 2026
HomeInformata , Siguri dhe VetdijesimParalajmërim i fortë nga kryetari i Mitrovicës: Tre masa që do të...

Paralajmërim i fortë nga kryetari i Mitrovicës: Tre masa që do të ndryshojnë qytetin

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar masa të reja për vendosjen e rendit në fushën e ndërtimit dhe administrimit të pronës publike. Përmes një postimi drejtuar qytetarëve, ai ka theksuar se komuna do të veprojë pa tolerancë ndaj shkeljeve ligjore.

Sipas kryetarit, objektet e ndërtuara pa leje do të rrënohen, ndërsa lejet ndërtimore të dhëna kundërligjshëm, përfshirë ato të lëshuara gjatë fushatës zgjedhore, do të revokohen. Po ashtu, është paralajmëruar lirimi i të gjitha pronave komunale që janë uzurpuar në mënyrë të paligjshme.

Peci ka theksuar se këto masa synojnë forcimin e ligjshmërisë, transparencës dhe mbrojtjen e interesit publik. Sipas tij, zbatimi i ligjit do të jetë i barabartë për të gjithë dhe pa përjashtime, me qëllim të krijimit të një mjedisi urban më të rregullt dhe funksional për qytetarët e Mitrovicës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments