Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e performancës me temën: “Siguria e nxënësve në shkollat publike në Kosovë”, për klasat VI-XII, gjatë periudhës 2022-2025.
Sipas ZKA-së, auditimi ka për qëllim të vlerësojë nëse shkollat publike ofrojnë ambient të sigurt dhe të përshtatshëm për nxënësit, si dhe nëse institucionet përgjegjëse kanë vendosur dhe zbatojnë mekanizma efektivë për parandalimin, trajtimin, raportimin dhe monitorimin e incidenteve të dhunës.
Fushëveprim i auditimit do të përfshijë:
- Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit
- Inspektoratin e Arsimit
- Drejtoritë e Arsimit në komunat e Prishtinës, Ferizajt dhe Gjakovës
Po ashtu, në fushëveprim mund të përfshihen edhe Policia e Kosovës dhe drejtoritë e saj rajonale, si dhe Qendrat për Punë Sociale të tri komunave të përfshira në auditim.
Ky hap synon të rrisë standardin e sigurisë në shkolla dhe të sigurojë mbrojtje efektive për nxënësit, duke adresuar çështjet e dhunës dhe incidentet e mundshme në ambientet arsimore.
Auditimi i ZKA-së është i rëndësishëm për monitorimin e sigurisë në shkollat publike dhe për forcimin e besimit të prindërve dhe nxënësve në sistemin arsimor. Rezultatet priten të japin udhëzime për përmirësime të mëtejshme dhe për vendosjen e standardeve të qarta për parandalimin e dhunës dhe sigurimin e ambientit arsimor të shëndetshëm.
