Saturday, April 18, 2026
HomePolitikNë këtë orë mbahet seanca e radhës e Kuvendit

Në këtë orë mbahet seanca e radhës e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen përsëri nesër në ora 11:00 për seancën e 31-të me radhë, në përpjekje për të konstituuar Kuvendin.

Ashtu si në seancat e kaluara, edhe kësaj radhe nuk pritet që opozita të propozojë ndonjë kandidat për përbërjen e komisionit të fshehtë, i cili është i nevojshëm për votimin e fshehtë të anëtarëve të organeve të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje pritet të kandidojë sërish Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, kandidaturë që vazhdon të kundërshtohet nga partitë opozitare.

Ndërkohë, sot kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar një plan me 15 pika për formimin e një qeverie të unitetit kombëtar, në përpjekje për të tejkaluar bllokadën institucionale.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments