Bia Khalifa ka pranuar hapur se ajo dhe Edi kanë pasur marrëdhënie intime gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Këtë deklaratë ajo e bëri pas daljes nga spektakli, pasi u eliminua të premten. E ftuar në emisionin “Ora 7”, Bia u pyet drejtpërdrejt nëse kishte pasur marrëdhënie intime me Edin, dhe ajo nuk hezitoi ta pranojë:
“Krejt e dimë, po”, u përgjigj Bia, ndërsa njëherazi qeshte.
Afrimiteti mes Edit dhe Bia-s ishte i dukshëm gjatë qëndrimit të tyre në BBVK, i shfaqur përmes përqafimeve të ngrohta dhe momenteve intime që ata ndanin me njëri-tjetrin. Këto situata nuk kaluan pa u vënë re nga publiku dhe tërhoqën vëmendjen e shumë shikuesve.
📺 Shiko videon e plotë këtu: Bia pranon marrëdhënie intime me Edin
