Saturday, April 18, 2026
HomeAktualitet & Siguri RrugoreDanimarka përforcon ushtrinë në Groenlandë, dërgon një kontingjent të madh ushtarakësh

Danimarka përforcon ushtrinë në Groenlandë, dërgon një kontingjent të madh ushtarakësh

Danimarka ka nisur një përforcim të ndjeshëm të pranisë së saj ushtarake në Groenlandë, duke dërguar një kontingjent të madh trupash në një kohë kur tensionet gjeopolitike në rajonin e Arktikut po rriten ndjeshëm.

Një numër i madh ushtarakësh danezë pritet të mbërrijnë të hënën vonë në Kangerlussuaq, në Groenlandën perëndimore. Në të njëjtën kohë, në ishull pritet të mbërrijë edhe shefi i Komandës së Ushtrisë Daneze, Peter H. Boysen, duke sinjalizuar rëndësinë strategjike që Kopenhaga i kushton këtij dislokimi.

Sipas autoriteteve të larta ushtarake daneze, ky veprim është pjesë e një strategjie më të gjerë për forcimin e pranisë ushtarake në Groenlandë, në një moment kur rajoni i Arktikut po shndërrohet në një arenë gjithnjë e më të ndjeshme të rivaliteteve ndërkombëtare.

Komandanti i Komandës së Përbashkët Arktike të Danimarkës në Groenlandë, Soren Andersen, ka bërë të ditur se rreth 100 ushtarë danezë kanë mbërritur tashmë në kryeqytetin Nuuk, ndërsa pothuajse i njëjti numër ndodhet në Kangerlussuaq. Trupat do të marrin pjesë në stërvitjet e njohura si “Qëndrueshmëria Arktike”, të cilat synojnë rritjen e kapaciteteve operacionale në kushte ekstreme klimatike.

Më 14 janar, qeveria e Groenlandës dhe Ministria Daneze e Mbrojtjes njoftuan vendimin për të vijuar stërvitjet ushtarake daneze në Groenlandë, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e NATO-s. Në kuadër të këtij angazhimi, Suedia, Norvegjia, Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Finlanda dhe Holanda kanë shprehur gjithashtu synimin për të dërguar trupa në ishull.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments