Tuesday, April 21, 2026
HomeLajmeXhavit Haliti flet për hoqjen e 743 votave: “E ka bërë dikush...

Xhavit Haliti flet për hoqjen e 743 votave: “E ka bërë dikush që ka pasur qejf të bëhem deputet”

Prishtinë – Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka reaguar pas procesit të rinumërimit të votave ku iu hoqën 743 vota nga rezultati i tij. Ai ka thënë se nuk e di se kush i ka shtuar gabimisht këto vota, por me siguri është dikush që ka pasur dëshirë të shoh Halitin si deputet.

Në emisionin “60 Minuta” në KTV, Haliti deklaroi se abuzime me votat ka pasur gjithmonë dhe se nuk është hera e parë që ndodhin situata të tilla. Ai tha se nuk njeh asnjë komisioner në Prizren dhe nuk mendon se shtimi i votave ka qenë aksidentale.

“Varësisht se kur kanë ndodhur zgjedhjet dhe varësisht në cilat rajone, mendoj që ka pasur gjithmonë abuzime. E kam ngritur publikisht… me siguri dikush që ka pas qejf që unë të bëhem deputet. Nuk mendoj që m’i ka dhënë dikush votat që nuk më respekton e nuk më do,” tha Haliti.

Ai gjithashtu ngriti dyshime se e tërë kjo mund të jetë pjesë e një skenari për të zvarritur procesin institucional dhe për të rritur presionin politik ndaj opozitës lidhur me zgjedhjen e institucioneve të reja, përfshirë postin e presidentit. Haliti theksoi se PDK nuk ka qenë e kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, por përgjegjësia kryesore mbetet te procesi zgjedhor dhe mekanizmat që monitorojnë numërimin e votave.

Ai gjithashtu deklaroi se nuk mund të fajësohet kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pasi e mori vonë këtë pozitë, ndërsa çdo veprim i njësive organizative të partisë është monitoruar dhe dokumentuar.

Shiko fjalën e Xhavit Halitit në video

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments