Shtëpia e Big Brother VIP Kosova pritet të përjetojë një tjetër moment surprizë. Sipas spekulimeve që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe media online, një banor i ri pritet të hyjë sonte gjatë prime-it, me një mision të veçantë nga produksioni.
Burime pranë formatit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një personazh shumë të njohur për publikun, i cili në të kaluarën ka qenë jashtëzakonisht viral për deklaratat e tij të forta dhe të drejtpërdrejta. Pikërisht për të ruajtur efektin surprizë, emri i tij është mbajtur plotësisht sekret deri në momentin e hyrjes.
Ajo që tashmë është konfirmuar gjatë prime-it të sotëm është se një banor i ri do të hyjë në shtëpi me mision, një detyrë që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në dinamikat mes banorëve aktualë dhe të trazojë ekuilibrat e krijuar deri tani.
Fansat e formatit janë në pritje të madhe, duke aluduar se hyrja e re mund të sjellë debate, përplasje mendimesh dhe situata të forta emocionale, ashtu siç ka ndodhur edhe në edicionet e mëparshme.
Mbetet për t’u parë nëse këto spekulime do të konfirmohen plotësisht sonte, por një gjë është e sigurt: prime-i i radhës i Big Brother VIP Kosova pritet të jetë ndër më të komentuarit deri tani.
Shumë kan spekuluar se mund të jetë Gjesti ,Driloni por më së shumti Edi .A janë vetëm spekulime a do të jetë e vërtetë hyrja e banorit të ri i cili po përflitet se është shum i famshëm apo viral mbetet të shihet sonte .Novaflash.info do t’ju mbaj të informuar për qdo detaj.
