Friday, April 17, 2026
HomeSportiKosova arrin renditjen më të mirë historike në ranglistën e FIFA-s: pozita...

Kosova arrin renditjen më të mirë historike në ranglistën e FIFA-s: pozita e 79-të

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar një sukses të rëndësishëm, duke ngjitur një vend në ranglistën e re të FIFA-s, e publikuar të hënën pasdite. Nga pozita e 80-të në dhjetor, Kosova tani ndodhet në pozitën e 79-të, duke shënuar renditjen më të lartë në historinë e kombëtares dardane.

Kjo ngritje u mundësua pjesërisht nga rënia e Gabonit për tetë pozita, pas humbjes së tri ndeshjeve në Kupën e Afrikës, që ndikoi në lëvizjen e disa kombëtareve, përfshirë Kosovën.

Në muajin mars, Kombëtarja e Kosovës përballet me sfidën historike të play-off-it për Kupën e Botës 2026. Më 26 mars, Dardanët do të luajnë gjysmëfinalen kundër Sllovakisë në Bratislavë, ndërsa fituesi i këtij dueli do të ndeshet në finale me Turqinë ose Rumaninë.

Ky sukses i ranglistës pasqyron progresin e Kombëtares së Kosovës dhe e vendos atë në një rrugë premtuese drejt Botërorit të ardhshëm.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments