Gazetari Lirim Mehmetaj ka marrë një mesazh kërcënues pas transmetimit të debatit të mbrëmshëm në TV Dukagjini.
Sipas informatave, një person me emrin Xhavit Nuredini ka shkruar në rrjetet sociale një koment kërcënues në adresë të Mehmetajt, duke përdorur fjalë të rënda dhe të pastra frikësim. Komenti i tij ishte:
“3 okfira me ti shpraz nlul tballit frik e kie”
Kërcënimi vjen pas diskutimit të një çështjeje të ndjeshme gjatë emisionit, ku gazetari zbuloi se një familjar i njërit prej panelistëve merr qera prej 5 mijë eurosh nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ngjarja është regjistruar nga autoritetet dhe është raportuar si kërcënim ndaj gazetarëve, duke vënë në fokus rëndësinë e sigurisë së profesionistëve të medias.
Për të parë mesazhin në formatin origjinal, klikoni në video më poshtë:

