Wednesday, September 23, 2026
HomeInformata , Siguri dhe VetdijesimSindikata e Postës së Kosovës paralajmëron rritje pagash dhe bonuse për punonjësit

Sindikata e Postës së Kosovës paralajmëron rritje pagash dhe bonuse për punonjësit

Sindikata e Postës së Kosovës ka njoftuar se së shpejti pritet të ketë rritje të pagave për disa kategori të punonjësve, si dhe ndarje të bonuseve për kategori të tjera, si pjesë e angazhimeve për përmirësimin e kushteve të punës.

Sipas sindikatës, kjo iniciativë vjen pas diskutimeve të vazhdueshme me menaxhmentin e Postës dhe institucioneve relevante, me qëllim të vlerësimit të drejtë të kontributit të punonjësve, veçanërisht atyre që janë të angazhuar drejtpërdrejt në shërbimet postare në terren.

Përfaqësuesit sindikalë theksuan se rritja e pagave do të përfshijë kategori specifike, ndërsa për punonjësit e tjerë janë paraparë bonuse motivuese, si shenjë vlerësimi për performancën dhe përkushtimin e treguar ndër vite.

“Punonjësit e Postës së Kosovës janë shtylla kryesore e funksionimit të shërbimit postar dhe meritojnë trajtim dinjitoz e shpërblim të drejtë,” thuhet në reagimin e sindikatës.

Detajet konkrete rreth përqindjes së rritjes së pagave dhe mënyrës së ndarjes së bonuseve pritet të bëhen publike në ditët në vijim.

Novaflash.info

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments