Thursday, July 30, 2026
HomeHistoriDashuri që sfidoi kohën: Historia e shqiptarit Ramadan Rushitit dhe gruas...

Dashuri që sfidoi kohën: Historia e shqiptarit Ramadan Rushitit dhe gruas belge Anne Van Esse

Jo çdo histori dashurie i përket vetëm librave apo filmave. Disa prej tyre ndodhin vërtet — rrallë, por fuqishëm — dhe na kujtojnë se ndjenjat e vërteta nuk kanë afat skadence. Një e tillë është historia prekëse e Ramadan Rushitit dhe Anne Van Esse, një dashuri që u nda me dhimbje, por u ribashkua pas 35 vitesh.

Ramadani ishte vetëm 13 vjeç kur përjetoi dashurinë e tij të parë. Një ndjenjë e pastër dhe e pafajshme, tipike e adoleshencës. Vajza që i fitoi zemrën ishte Anne, një belge, por lidhja e tyre nuk u pranua kurrë nga familja e saj. Babai i Annës ishte kategorikisht kundër marrëdhënies me një të huaj.

Për dy vite, ata u takuan në fshehtësi, duke jetuar emocionet e para të dashurisë mes shikimeve, fjalëve të pathëna dhe premtimeve të sinqerta. Derisa një ditë gjithçka mori fund. Me ndërhyrjen e të atit, lidhja u ndërpre brutalisht, duke lënë pas dy zemra të thyera që nuk e kuptonin ende se kishin humbur dashurinë e jetës.

Vitet kaluan. Secili ndërtoi jetën e vet. U martuan, krijuan familje, patën fëmijë… por asgjë nuk shkoi ashtu siç e kishin imagjinuar. Të dy përfunduan të divorcuar. Megjithatë, kujtimi i asaj dashurie të hershme kishte mbetur i gjallë, i fshehur diku në zemër.

Pas 35 vitesh ndarje, teknologjia bëri atë që fati kishte lënë pezull. Një mik i Ramadanit e gjeti Annen në Facebook dhe ia tregoi. Pa hezitim, Ramadani e kontaktoi. Fillimisht biseda të kujdesshme, më pas emocione të forta, mall dhe ndjenja që u rizgjuan sikur koha të mos kishte kaluar kurrë.

Sot, Ramadani dhe Anne janë sërish bashkë.

Madje, në një kthesë simbolike dhe prekëse, Ramadani ka shkuar t’i kërkojë dorën babait të Annës — të njëjtit njeri që dikur i kishte ndarë. Në maj të vitit 2024, në qytetin e Krujës, ata do të kurorëzojnë dashurinë e tyre, duke vërtetuar se as koha, as distanca dhe as pengesat nuk mund ta vrasin një dashuri të vërtetë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments