Hyrja e banores së re në Big Brother Albania ka ndezur menjëherë rrjetet sociale dhe portalet rozë, duke sjellë në vëmendje një histori që po komentohet gjithnjë e më shumë.
Bëhet fjalë për Baby G, e cila është futur së fundmi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por emri i saj nuk është i panjohur për publikun shqiptar. Ajo ka qenë më parë e përfshirë në projekte muzikore dhe bashkëpunime që tani po rikthehen në qendër të vëmendjes për shkak të një detaji interesant.
Sipas burimeve dhe komenteve që po qarkullojnë në rrjete sociale, Baby G ka pasur një këngë të përbashkët me Lim Hotin, i cili aktualisht është banor në Big Brother Kosova. Ky bashkëpunim muzikor ka bërë që fansat të ngrenë dyshime për një afërsi më të madhe mes tyre, duke aluduar se mes dy artistëve mund të ketë ekzistuar edhe një lidhje apo aferë.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për këto zëra, fakti që të dy ndodhen njëkohësisht në dy edicione të ndryshme të Big Brother e ka bërë situatën edhe më interesante për publikun. Në rrjete sociale tashmë po qarkullojnë video, foto dhe fragmente nga bashkëpunimi i tyre muzikor, të cilat po analizohen në detaje nga ndjekësit.
Hyrja e Baby G në BB Albania shihet nga shumë si një lëvizje strategjike, sidomos tani që emri i Lim Hotit është shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të marrëdhënieve të tij të komplikuara brenda BB Kosova.
A do të flitet për këtë histori edhe brenda shtëpisë?
A do të dalin detaje të reja për raportin mes Baby G dhe Lim Hotit?
Mbetet të shihet në ditët në vazhdim, pasi Big Brother sapo është bërë edhe më interesant.

