Një lajmërim alarmues që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka ngritur shqetësim te qytetarët: kjo javë pritet të sjellë stuhinë më të madhe të muajve të fundit, e shoqëruar me reshje intensive shiu dhe rrezik serioz për vërshime të mëdha në disa zona.
Sipas paralajmërimeve që po shpërndahen online, kushtet atmosferike do të përkeqësohen ndjeshëm, duke rritur rrezikun për përmbytje të rrugëve, nënkalimeve dhe zonave pranë lumenjve. Qytetarët po këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos gjatë lëvizjeve në orët e mbrëmjes dhe natës.
Ky lajmërim vjen pas përvojave të fundit me reshje të papritura që shkaktuan dëme materiale dhe bllokime në disa qytete, çka e bën situatën edhe më shqetësuese.
IHMK del me njoftim të rëndësishem për qytetarët
Nesër e hënë 26.01.2026 pritet rreshje të mëdha të shiut .Shmangni daljet e pa nevojshme sepse do të ketë vërrshime.
Ndërsa lajmi nëpër bote është shpërndarë me të madhe se në tërë botën këte javë do ketë stuhi të medhaja .

