Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Rozafa” në qytetin e Pejës, të premten rreth orës 18:30.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe ekipi mjekësor.
“Policia menjëherë kanë dalë në vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësor, të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, deklaroi Rugova.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes.
Aktualisht, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
