Tuesday, July 28, 2026
HomeInformata , Siguri dhe VetdijesimKapet armatim në autobusin e një kompanie nga Kosova në Hungari –...

Kapet armatim në autobusin e një kompanie nga Kosova në Hungari – Armët u gjetën të fshehura nën ulëse

Kapet armatim në autobusin e një kompanie nga Kosova në Hungari – Armët u gjetën të fshehura nën ulëse

Një rast serioz është regjistruar në Hungari, ku autoritetet kanë sekuestruar armë zjarri gjatë kontrollit të një autobusi që po udhëtonte nga Kosova.

Sipas njoftimit të Policisë së Hungarisë, autobusi është ndaluar në dalje të autostradës M5, ku gjatë kontrollit të detajuar janë gjetur katër armë zjarri të kalibrit 7.65 milimetra, të cilat dyshohet se ishin fshehur nën ulëset e autobusit.

Nga pamjet e publikuara nga autoritetet hungareze, autobusi rezulton t’i përkasë kompanisë Pranvera Travel nga Peja.

Lidhur me rastin, policia ka intervistuar shoferin 42-vjeçar, i cili dyshohet për veprën penale të keqpërdorimit të armës së zjarrit ose municionit. Pas procedurave fillestare, ai është dërguar në paraburgim me urdhër të gjykatës kompetente.

Përveç armëve të zjarrit, gjatë kontrollit janë sekuestruar edhe produkte të duhanit, ndërsa autoritetet hungareze kanë nisur hetime për të zbardhur origjinën e armëve, destinacionin e tyre dhe nëse në këtë rast mund të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura më shumë detaje nga hetimet, ndërsa autoritetet kompetente pritet të publikojnë informacione shtesë pas përfundimit të veprimeve hetimore.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments