Monday, September 14, 2026
HomeKronike e zezeTragjedi në Gjermani – Pitbulli familjar i merr jetën vajzës 4-vjeçare brenda...

Tragjedi në Gjermani – Pitbulli familjar i merr jetën vajzës 4-vjeçare brenda banesës

Tragjedi në Gjermani – Pitbulli familjar i merr jetën vajzës 4-vjeçare brenda banesës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjermaninë, ku një vajzë vetëm 4-vjeçare ka humbur jetën pasi u sulmua nga pitbulli i familjes brenda banesës ku jetonte.

Sipas mediave gjermane, tragjedia ndodhi pasditen e së mërkurës në zonën Osternienburger Land, ndërsa shërbimet e emergjencës u njoftuan rreth orës 16:00 përmes një telefonate alarmuese.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë policia, ekipet e emergjencës dhe mjeku kujdestar, të cilët bënë përpjekje intensive për ta rikthyer në jetë vogëlushen. Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë dhe reanimimit, plagët e marra rezultuan fatale dhe mjeku vetëm sa konstatoi vdekjen e saj.

Sipas informacioneve paraprake të autoriteteve, vajza dhe qeni ndodheshin në të njëjtën banesë në momentin e incidentit. Dyshohet se pitbulli e sulmoi papritur fëmijën, duke i shkaktuar lëndime të rënda, të cilave ajo nuk arriti t’u mbijetojë.

Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, nuk u konstatua më rrezik i menjëhershëm nga kafsha. Më pas, pitbulli u vu nën kontroll nga autoritetet dhe iu dorëzua një institucioni për mbrojtjen e kafshëve, ku do të mbahet deri në përfundimin e procedurave përkatëse.

Policia e Dessau-Roßlau ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi mënyrën se si ndodhi sulmi.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik, ndërsa autoritetet pritet të publikojnë informacione shtesë pas përfundimit të hetimeve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments