Pas tensioneve të rritura në Lindjen e Mesme dhe sulmeve ajrore të Iranit ndaj Izraelit, pesë shtetas shqiptarë u raportuan të bllokuar në zonën e rrezikut. Fatmirësisht, sipas burimeve zyrtare, ata janë larguar të sigurt dhe tashmë ndodhen jashtë çdo rreziku.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme konfirmoi se janë marrë të gjitha masat për evakuimin e tyre dhe se operacioni është kryer me sukses. Deri më tani nuk raportohet për ndonjë të lënduar nga shtetasit shqiptarë.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur situata në rajon mbetet e tensionuar dhe e paparashikueshme. Autoritetet shqiptare po vazhdojnë të monitorojnë nga afër çdo zhvillim që mund të prekë qytetarët tanë jashtë vendit
