Një qytetar është ankuar së fundmi për çmimet e larta në bregdetin e Ulqinit, duke publikuar një foto dhe shkruar se “çadra në plazh kushton plot 25 euro”! 😱‼️
Postimi i tij ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, ku shumë komentues janë shprehur të revoltuar me çmimet që po shënojnë rritje të frikshme nga viti në vit.
“25 euro për një çadër? Po kjo është çmenduri! A mendoni për turistët, për familjarët me fëmijë?” – ka shkruar një komentues.
Ulqini ka qenë tradicionalisht një nga destinacionet më të vizituara nga shqiptarët, por çmimet e larta mund ta kthejnë këtë dashuri në zhgënjim.
📌 A ju duket e arsyeshme kjo shumë për një ditë në plazh? A do të shkonit në Ulqin me këto çmime?
